Skuadra ka rinisur përgatitjet pas ndërprerjes dy mujore si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Në orën 09:00 në drejtimin e trajnerit Sormani dhe stafit teknik dhe atij mjekësor, të gjithë lojtarët kanë zhvilluar sot seancën e parë programuar në kompleksin sportiv “Fooball Republic”. Përgatitjet nga sot e në vazhdim do të zhvillohen duke respektuar protokollet e sigurisë higjeno-sanitare të miratuara nga Insituti i Shëndetit Publik, si dhe duke respektuar rregullat e distancimit social dhe sigurisë. Përpara fillimit të çdo seance stafi mjekësor kryen kontrollin individual për secilin lojtar. Njëkohësisht sot kanë rinisur përgatitjet edhe ekipi dytë Partizani B dhe të gjitha ekipet zinxhir të Akademisë.