Pas tre ditëve pushimi, skuadra i është rikthyer përgatitjeve. Seanca e sotme është zhvilluar pasdite në orën 18:00 si zakonisht në ambientet e kompleksit sportiv “Pepa” në Elbasan. Nën drejtimin e trajnerit Franko Lerda dhe stafit teknik, grupi i lojtarëve ka vijuar me seancën e programuar stërvitore. Kapiteni A.Hoxha, mesfushori E.Mala dhe sulmuesi B.Broun rezultojnë mungesat e vetme pasi lojtarët janë të impenjuar në ekipet përfaqësuese. Me skuadrën është bashkuar edhe afrimi i fundit mbrojtësi Afrim Bilali. Përgatitjet do të vijojnë të premten me dy seancat e radhës paradite ushtrime në palestër dhe pasdite në kompleksin “Pepa” në orën 18:00.