Skuadra ka nisur sot përgatitjet, pas pauzës së festave të fundvitit. Grupi i plotë i lojtarëve është vënë në urdhrat e trainerit Ilir Daja dhe stafit për të nisur stërvitjet. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 14:00 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic”. Apolonia do të jetë kundërshtari i radhës për të kuqtë, përballje e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.