Skuadra ka zbritur sot në fushë për të zhvilluar seancën e parë përgatitore të vitit 2018 .
Në drejtimin e trajnerit Starova grupi i lojtarëve ka zhvilluar stërvitjen në orën 16:00 në kompleksin sportiv të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Përgjatë përgatitjeve të sotme lojtarët i janë nënshtruar testeve fizike. Seanca e së dielës do të zhvillohet në orën 11:00.