Skuadra ka rifilluar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Laçit, i vlefshëm për javën e 19-të të kategorisë Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 11:00 në kompleksin e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtarë” në Kamëz. Në urdhrat e stafit teknik kanë qenë present të gjithë lojtarët. Asani si pasojë e dëmtimit të pësuar në takimin ndaj Kamzës ka kryer përgatitje i diferencuar nga grupi, por presenca e tij nuk vihet në dyshim për përballjen ndaj kurbinasve. Gjithashtu edhe mbrojtësi Kalari vijon fazën e rikuperimit në mbikqyrjen e përgatitësit atletik. Me grupin sot është bashkuar Fejzullahi , i cili tashmë do të vijoj normalisht programin stërvitor me skuadrën. Përgatitjet do të vijojnë me seancën e së mërkurës në orën 11:00.