Skuadra ka nisur përgatitjet në tokën turke. E akomoduar në Hotel “Miracle Resort”, sot ekipi ka zhvilluar edhe seancën e parë në Antalia në orën 17:00. Stafi teknik ka aplikuar një seancë të karakterit tekniko – taktik, program i cili është zhvilluar i plotë nga i gjithë grupi i lojtarëve. Përgjatë ditës së martë stafi teknik ka programuar të zhvilloj dy seanca stërvitore, paradite në 9:30 dhe pasdite në 17:30 me orën lokale.