EUROPA LEAGUE / TURI DYTË
FC SHERIFF TIRASPOL – FK PARTIZANI
EKIPI MBYLL PËRGATITJET

Skuadra i ka dhënë fund sot përgatitjeve në prag të takimit të kthimit ndaj Sheriff Tiraspol i vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Europa League. Seanca e sotme është zhvilluar në Qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz në orën 11:00. Për trasfertën në Tiraspol trajneri Franko Lerda do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Të mërkurën në orët e para të mëngjesit ekipi do të udhëtoj drejt Moldavisë. Takimi Sheriff Tiraspol – Partizani do të luhet ditën e enjte datë 1 gusht në “Sheriff Stadium” ora 19:00 (ora shqiptare).