Partizani

Partizani

KLUB FUTBOLLI

KRIJUAR

1946

PRESIDENTI I KLUBIT

GAZMEND DEMI

Club History

PARTIZANI

Themeluar: 04.02.1946
Pjesëmarrje në kampionatet superiore: 64 herë
Tituj kampionë: 15 (më 1947, ‘48, ‘49, ‘54, ‘57, ‘58, ‘59, ‘61, ‘63, ‘64, ‘71, ‘79, ‘81, ‘87, ‘93).
Bilanci gjithsej: 1421 ndeshje, 808 fitore, 251 barazime, 231 humbje, gol. 2678: 1272, pikë 2194
Pjesëmarrje në Kupat e Shqipërisë: në 63 edicione
Bilanci gjithsej: 377 ndeshje, 217 fitore, 82 barazime, 78 humbje, gol. 661: 316
Trofe të fituara në Kupat e Shqipërisë: 15 ( më 1948, ‘49, ‘57, ‘58, ‘61, ‘64, ’66,  ‘68, ‘70, ‘73, ‘80, ‘91, ‘93, ‘97, ‘2004)
Pjesëmarrje në Kategorinë e Parë: 3 gjithsej më 2009-10, 2010-11, 2012-13
Trofe të fituar: asnjë (një herë nënkampione më 2012-13)
Bilanci gjithsej: 90 ndeshje, 37 fitore, 19 barazime, 34 humbje, gol. 104:110, pikë 130
Pjesëmarrje në Kategorinë e Dytë: Dy herë, më 2001-02 dhemë 2011-12
Trofe të fituar: Një në sezonin 2000-01. Renditet I pari në grup dhe ndeshjet e fazes së plej-off-it
Bilanci gjithsej: 43 ndeshje ( 33 fitore, 6 barazime, 4 humbje, gol. 103:17), pikë 105
Trofe të fituara: finaliste më 2011-12 (humbur 1;3 me Tërbunin më 17.05.2012)
Fitoret më të thellë (me dy shifra): 16:0 ndaj Puna Lushnje më 10.02.1952, 14:0 me Puna Berat më 31.01.1951, më 29.10.1955 12:0 me Puna Elbasan, 11:0 me Puna Fier më 25.02.1951, me Puna Qyteti Stalin 11:0 më 03.06.1951, me Spartak Korcë 11:0 më 03.01.1952
Humbjet më të thellë: 3:7 me Tiranën më 22.09.1985, më 30.04.2005 ndaj Tiranës 0:4, po 0-4 ndaj Teutës më 29.04.2000, 0:4 me Skënderbeun më 19.12.1998, 0:4 ndaj Shkumbinit më 27.11.1996, 0-4 më 30.09.1989 me Tomorin, 0-4 me Luftëtarin më 23.11.1979
Më shumë barazime: (13) më 1987-88 dhe 1993-94
Më shumë fitore: (26) në kampionatin e vitit 1955
Më shumë humbje: (16) në sezonin 2004-05
Golaverazhi më i mirë: 136:10 në vitin 1951
Golaverazhi më i dobët: 21:37 në sezonin 1999-00
Diferenca gol. më e mirë: +126 gola në kampionatin e vitit 1951
Diferenca gol. më e dobët: -16 gola në sezonin 1999-00

 

Historia

 Klubi Futbollit “Partizani” e ka fillimin fill pas Çlirimit të vendit. Bazë për krijmin e skuadrës ishin të rinjtë partizanë të divizioneve, të brigadave të ushtrisë nacional-çlirimtare. Në vitet e para shkolla “Skënderbej” dhe “Shkolla e Bashkuar e Oficerave” si dhe futbollistë të skuadrave të tjera do të ishin furnizuesit kryesorë të saj. Në kampionatin e parë të kategorisë së parë të pasluftës, në vitin 1945 do të merrnin pjesë dy divizione të ushtrisë njëra në qendër në Shkodër “Ylli” dhe tjetra me qendër në Korçë “Liria”. Këto dy skuadra ushtarake do të merrnin pjesë vetëm në kampionatin e parë, pasi në vitin 1946 dy skuadrat e mësipërme me futbollistët më të mirë krijuan bërthamën e ekipit kryesor të skuadrës ushtarake e cila mori emrin “Ushtria” . Më 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e parë miqësor ndaj kampiones së vendit të vitit 1945 “Vllaznia”. dhe u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e gërmave që ishin vendosur në gjoksin secilit futbollist.

 

THEMELIMI

Partizani, është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Nga themelimi më 04.02.1946 të Kuqtë janë një prej skuadrave që kanë qenë protagoniste e përhershme në futbollin elitar shqiptar. Partizani vazhdon akoma të dallojë për “lumin” e trofeve të fituara dekadat e shkuara. Qoftë edhe për këtë arsye, përpos shumë gjerave të tjera po aq të rëndësishme, Partizani ka qenë e mbetet një ndër klubet më popullore dhe që ka një tifozeri të jashtëzakonshme jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë Shqipërinë.

Nëpërmjet statistikave ekskluzive janë të gjitha faktet që dëshmojnë mbi trofetë e fituar, konkretisht 33 të tillë (zyrtarë) po dhe shume të tjera në aktivitetet e ndryshme në 70 vite të historisë së Partizanit të madh.

Në vitin 1947 Partizani merr pjesë për herë të parë në kampionat. Në mars të 1947 vjen edhe ndeshja e parë derbi me rivalët e Tiranës, e cila u fitua nga Partizani me rezultatin 4-2. Në gusht të këtij viti shënohet edhe fitorja më e thellë e Partizanit ndaj Tiranës, me shifrat 8-0, statistikë që mbetet ende e pathyeshme edhe sot. Partizani për herë të parë shpallet kampion kombëtar ne kete sezon, titull që do ta mbronte dhe në kampionatet e viteve 1948 dhe1949. Partizani fitoi dhe 2 kupa Republike në vitet 1948 dhe 1949. Skuadrën e ka drejtuar traineri i shquar, Sllave Llambi që gjithashtu qe dhe futbollist i skuadrës. Historia e skuadrës së futbollit “Partizani” gjatë një periudhe 70 vjeçare ka qenë vazhdimisht në rritje në fitimin e 15 titujve kampionë kombëtar, të 15 kupave të Republikës e të shumë takimeve ndërkombëtare, por për të theksuar është fitimi i 2 medaljeve të argjendit në Laipcig dhe Hanoi ndaj skuadrave më në zë të Europës Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistët cilësorë ka përbërë bazën e skuadrës kombëtare. Në 70 vjet me skuadrën, kanë dhënë kontributin e shquar qindra futbollistë. Skuadra e Partizanit për shumë vite jo vetem ka fituar tituj kampionë dhe kupa republike, por ajo i ka paraprirë futbollit shqiptar. Janë shumë mjeshtra të merituar dhe dhjetra mjeshtra sporti që kanë dalë nga rradhët e skuadrës së Partizanit. Shumë nga ish futbollistët e Partizanit kanë veshur fanellat e ekipeve të huaja si në Itali, Gjermani, Rumani, Greqi, Turqi, Zvicer etj.

Përveçse ka qenë gjithmonë njëra nga skuadrat kryesore në Shqipëri, Partizani ka qenë dhe një nga skuadrat më të suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare duke arritur disa rezultate historike dhe më kryesisht duke ngritur të vetmin trofe ndërkombetar në historinë e skuadrave shqiptare, Kupën e Ballkanit. Përsa i përket disa nga rezultateve të arritura mund të përmenden disa.

Në Kupën e Kampioneve Partizani – Austria Viena 1-0 në 1981, Partizani – Celtic 1-0 në 1979 dhe Partizani – FC Koln 0-0 në 1964.

Në Kupën Intertoto kualifikimi për në raundin e dytë në 2003 pas një fitore ndaj Maccabi Netanya 2-0 në Tiranë. Në Kupën e Kupave Partizani – Feyenoord 0-0 në 1991, Partizani – Malmo 0-0 në 1980, Partizani – Atvidabergs 2-0 në 1970 si dhe Partizani – Torino 1-0 në 1968.

Por më kryesorja ka qene fitorja e Kupës Ballkanike në vitin 1970 ndaj Beroe Stara Zagora.

Në periudhën 1995 – 2013 fundit Partizani nuk ka qenë në lartësinë e emrit që ka në futbollin shqiptar, gjë qe ka ardhur dhe nga paqartësia ligjore për pronësinë e skuadrës. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Partizani ka pasur më shumë sukses në Kupën e Shqipërisë sesa në Kampionat duke e fituar 4 herë në 1991, 1993, 1997 dhe 2004, kurse kampionatin e ka fituar vetëm një herë në 1993. Partizani ndryshe nga skuadrat e tjera në vend, ka funksionuar si një klub tërësisht privat pasi shteti i mori fushat e stërvitjes dhe Bashkia e Tiranës nuk i ofronte një stadium për ndeshjet brenda ashtu sic u ofrohej të gjitha skuadrave të tjera.

Nga viti 1998, Partizani drejtohej nga presidenti Albert Xhani nën drejtimin e të cilit provoi edhe kategoritë inferiore, gjë të cilën askush s’e kishte menduar, as imagjinuar dikur. Por ja që realisht ka ndodhur. Madje dy herë që Partizani i madh të përfundojë deri të luajtjen në ligën më inferiore (kategoria e dytë). Edhe në këtë “garim” sigurisht krejt të pazakontë, nuk ka qenë ndoshta dhe aq e lehtë ngjitja, edhe pse është arritur që gjithcka të zgjidhet nga skuadra, falë autoritetit të madh të saj, që të mos zgjasë përvoja e “hidhur” më tepër se një sezon. “Dërmimi” nga duelet me ekipe krejt modeste ka patur pjesën e vet. Por megjithatë edhe këtu “krenaria” e Partizanit ka një tjetër “tematikë”. Shndërrimin në festa të bukura sportive nëpër qytete e vogla të vizitave (kupto ndeshjeve) që ka zhvilluar Partizani, të cilat natyrisht ngelen si “relike” për ekipet e rretheve të ndryshme. i cili fitoi Kategorinë e dytë dhe e ngjiti menjëherë Partizanin në atë të parën. Megjithatë në 8 vjet në krye të Partizanit, Albert Xhani ka arritur të fitojë vetëm një Kupë të Shqipërisë. Nga sezoni 2011 – 2014 Partizani ndryshon disa herë drejtimin e presidencës ku pasuesit e Albert Xhanit do të ishin në rolin e aksionerëve Paro Laçi e më pas Lulëzim Sallaku.

Ndërkohë sezoni 2013/14 përkon edhe me rikthimin e ekipit legjendar në elitën e futbollit shqiptar ku në drejtimin e Partizanit është biznesmeni i njohur Gazment Demi i cili është ligjërisht presidenti i Klubit me 100% pronësi të aksioneve. Sezoni i parë i rikthimit mund të quhet pjesërisht i suksesshëm pasi skuadra është pothuajse gjithë sezonin në tre vendet e para por në dy javët e fundit bie në vend të pestë duke mos arritur të marrë pjesë në Kupat e Europës. Për sezonin e ardhshëm, atë 2014/15, skuadra bën shumë ndryshime në organike, si dhe emërohet si trajner ish lojtari i kuq Shpëtim Duro. Në këto dy sezone bie në sy një Partizan me një përbërje mbarëshqiptare ku ka shumë shqiptarë nga Kosova e Maqedonia. Në sezonin 2014/15 Partizani bëhet dhe skuadra më me shumë lojtarë të thirrur në Kombetare, tre te tille. Nderkohë në sezonin actual skuadra drejtohet nga Traineri Sulejman Starova dhe eshte një prej kanditaturave kryesore per te fituar titullin kampion

Qe nga sezoni 2012/13 Klubi Partizani ka dhe nje ekip te dyte, Partizani B, qe ishte nje risi ne futbollin shqiptar. Fillimisht Partizani B militoi ne Kategorine e Trete dhe arriti menjehere te ngjitet ne Kategorine e Dyt ku edhe aktualisht konkuron edhe në sezonin 2016 – 2017. Skuadra e dyte perdoret per te aktivizuar lojtaret e rinj dhe ata qe nuk marrin shume minuta te skuadra e pare.

 

U-19 ( TE RINJ) PARTIZANI

Tradicionalisht Partizani është mbështetur fort tek të rinjtë e talentuar nga skuadrat e ndryshme që deri para viteve ’90-të arrinte ti “mobilizonte ushtare” në radhët e veta duke ia ndjerë “lezetin” e “vjeljes” së kontributit sportiv, megjithatë KF.Partizani, e në dekadën e fundit Akademia “Partizani” punën me të rinjtë, si ç’duket dhe nga trofetë e fituara (tetë tituj kampionë) dëshmojnë se skuadra e kuqe ka patur gjithnjë “themele” të shëndosha.

Këtë vit falë investimit te madh të Presidentit Gazment Demi ka filluar të marrë jetë edhe   Akademia e Futbollit “Partizani”. Bazuar në një projekt të realizuar nga bashkëpunimi i një studioje shqiptare, italiane dhe holandeze, kanë filluar punimet për ndërtimin e saj. Kjo akademi do të jetë ndër më të mirat në Ballkan.
Akademia do të ketë në përbërje stadiumin me një kapacitet prej 4500 vetësh, dy fusha stërvitore, një sallë force dhe hotelin për futbollistët. Presidenti Demi ka siguruar se pagesat për fëmijët në këtë akademi nuk do të rëndojnë xhepat e prindërve të tyre.
Buxheti i vënë në dispozicion nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, për ndërtimin e Akademisë së futbollit “Partizani” fillimisht do të jetë rreth 7 milion
euro.

 


 

In English

History

FK Partizani Tirana is an Albanian professional  Football Club based in the capital city Tiranë. The club’s home ground is the “Qemal Stafa” Stadium and they currently compete in the Albanian Superliga, which is the highest tier of Albanian football.

The club was founded in 1946 by the Communist Party of Albania, and they first competed in an official competition a year later where they won the 1947 Albanian National Championship, thus being crowned the champions of Albania in their debut season as well as the following two seasons. In total the club have been national champions on 15 occasions between 1947 and 1993, which is the last time the club won the Albanian Superliga. They have won 18 other officially recognised domestic honours, including 15 Albanian Cups as well as Second Division, First Division and Supercup titles. They are also the only Albanian club side to have won an international football competition through their 1970 Balkans Cup campaign in which they beat Bulgarian side Beroe Stara Zagora in the final.

 

Foundation

The club was official founded on 4 February 1946 by the Albanian National Liberation Army soon after the end of World War II and the liberation of Albania. However, one year earlier in 1945, there had been two Military division teams competing in the first National Championship following the end of World War II. The teams were called Ylli Shkodër and Liria Korçë, and they were both dissolved as clubs at the end of the season, with their best players moving to Tiranë to join Military, which literally translates to The Army. Military played their first friendly game on 13 January 1946 against the reigning champions of Albania Vllaznia Shkodër, in a game that ended in a goalless draw in Tiranë that was played during heavy rainfall. The team played their first ever match in distinctive red shirts with each player’s initials on their chests. The following month, on 4 February, Military was developed into an organised sports club which was to be named in honour of the Albanian Partisans who had fought for the liberation of the country. In the early history of the club they recruited players from the Scanderbeg Military High School and Albanian Military Academy, as well as players from other clubs who were ordered by the ruling Communists to play for Partizani.

On 7 April the club played their first official match under the name Partizani, which was against another team from the same city 17 Nëntori Tirana. Partizani won the match 2-0 .As the club did not participate in the 1946 National Championship, they instead toured Albania playing friendly games against some of the biggest clubs at the time, and ended their 9 match tour with 26 goals scored and 9 against.

 

Early history

The club first competed in a national competition in 1947, where they were enrolled into the top flight of Albanian football in their debut season. They played 16 games in their first season, winning 14, drawing 1 and losing 1, which led to them being crowned champions of Albania for the first time. Partizani finished with a goal difference of 41, after scoring 56 goals and conceding just 16, to finish with 29 points, just on ahead of Vllaznia Shkodër.

The following season the Albanian Football Association decided to change the format of the championship and divided teams into two groups based on geographical location, with Group A being a northern conference and Group B being a southern conference. Partizani were placed in Group A where they finished top of the group level on points with Vllaznia Shkodër, and due to possessing a better goal difference Partizani were the group winners and reached the championship final on 25 August 1947 against Flamurtari Vlorë. The final was played in Tiranë and Partizani won with an emphatic 6-2 scoreline, Partizani their second consecutive title.

In over 69 years Partizani have earned fame in Albania by becoming a legendary club. They have won 15 League titles, 15 Cups and 1 Supercups. Another great achievement is the two silver medals won in Leipzig and Hanoi against well known teams from Eastern Europe.

 

Partizani are also the only Albanian team to have won a trophy abroad.

In 1970 they won the prestigious Balkans Cup by overcoming PFC Beroe Stara Zagora in the final matches; the first leg was a 1-1 draw in Tirana and a 3-0 win was awarded for the second leg, as Beroe withdrew from the second leg. They are still the only Albanian club to have ever lifted an international trophy.

Partizani and their talented players have long been the base for the national team as well. Hundreds of Partizani players have worn on the national team jersey. Many players from Partizani have received medals in Albania and have also played abroad in Italy, Germany, Romania, Greece, Turkey, Switzerland etc.

The club are also considered by many to have one of the largest fan bases in Albania. This is not only in Tirana, but throughout the whole country.

Partizani have gone through hard times after the fall of communism in Albania in 1990 and they only managed to win the League once in 1993 and the Cup on 4 occasions, 1991, 1993, 1997 and 2004. The club was taken over by Albert Xhani in 2001 and a few years later were relegated for the first time in their history to the second division in 1998. Partizani earned promotion immediately by also winning the second level division trophy.

The following season was one of the worst. The bad financial situation brought poor results, so Partizani were again relegated for the second time.

 

While 2013/14 season coincides with the return of the legendary team of Albanian football elite where

Partizan direction is taken by known businessman Gazment Demi  who is legally Club president with 100 % ownership of the shares. The first season of return can be called successful partly because the team is almost all season in the first three nivels , but in two weeks last fall in fifth place by failing to participate in the European Cups . During last season , the team makes more organic amendments . In these seasons on team was more players from Kosovo, Macedonia, Nigeria, Argentina. Italy. Partizani on last season 2015/16 is done and teams with more players called the National team  , four such player .

15

Champion

Kategoria Superiore

1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993

15

Champion

Kupa e Shqiperise

1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004

2

Champion

Superkua e Shqiperise

1993, ,2004

1

Champion

Kupa e Ballkanit

1970
Image

UNIFORMA E PARE

Image

UNIFORMA E DYTE