Alban Hoxha do të jetë pjesë e ekipit tonë kombëtar për dy testet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Kosovës në datën 29 Maj dhe Ukrainës në 3 Qershor.
Portieri i 15-të herë kampionëve të vendit vijon të jetë pjesë e listës së trainerit Christian Panucci.
A. Hoxha do ti bashkohet kuqezinjve në 26 Maj, datë kur edhe do të nis grumbullimi i ekipit tonë përfaqësues në Zyrih. Klubi i uron suksese Alban Hoxhës dhe një përfaqësim pozitiv me fanelën e ekipit tonë kombëtar.