Alban Hoxha do të jetë pjesë e ekipit tonë kombëtar për testin miqësor që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Turqisë në Antalia në datën 13 Nëntor. Portieri i 15-të herë kampionëve të vendit vijon të jetë pjesë e listës së trajnerit Christian Panucci. Hoxha do ti bashkohet kuqezinjve në 6 Nëntor, datë kur edhe do të nis grumbullimi i ekipit tonë përfaqësues.
Klubi i uron suksese Alban Hoxhës dhe një përfaqësim pozitiv me fanelën ekipin tonë kombëtar.